11 dhjetor 2010

Lotito: Do ta mposhtim Juven

Presidenti i Lazios thotë se edhe pse Juventusi është një skuadër e fuqishme, ai pret që Lazio të shënojë fitore në udhëtimin e nesërm në Olimpico të Torinos.

Nëse Lazio nxjerr tre pikë dhe nëse Milani dështon në Bologna, klubi romak do të barazohet me Rossonerët me pikë në maje të tabelës së Serie A.

"Ndeshja kundër Juventusit është gjithmonë e komplikuar për Lazion. Për më tepër, Biankonerët nuk janë vetëm një klub i shkëlqyeshëm, por edhe një ekip i shkëlqyeshëm. Ata kanë kualitete teknike të nivelit më të lartë. Por unë shpresoj se Lazio do të mund ta shfaqë të gjithë potencialin duke u bazuar në shpirtin e grupit", ka thënë Lotito.

Italiani po ashtu ka thënë se Lazio ende nuk mund të synojë Skudeton dhe se kjo do të mund të diskutohet vetëm pas janarit. /