16 dhjetor 2010

Legrotalje - "Me Sitin nuk është një ndeshje miqësore"

Mbrojtësi i qëndrës së Juventusit, Nikola Legrotalje, do të ketë hapësirë si titullar kundër Manchester Sitit dhe mbase për këtë arsye nuk e snobon ndeshjen e të enjtes në mbrëmje. "Personalisht e di që, nuk ekzistojnë ndeshje miqësore me këtë fanelë. Të bëjmë një figurë të shëmtuar nuk mund të kalohet shumë lehtë. Është një mundësi e rëndësishme për ne, që kemi luajtur më pak dhe që jemi mirë fizikisht, për këtë dëshirojmë të bëjmë një ndeshje të mirë që të vendosim në vështirësi trajnerin. Në jetë kalojnë disa mundësi dhe kjo mundësi nuk duhet të humbasë. Dëshiroj të tregoj që jam mirë, kam dëshirë dhe dëshiroj të vihem në diskutim", është shprehur mbrojtësi i qendrës së Juventusit, që në këtë sezon pas mbërritjes së Leonardo Bonucit nuk ka pasur shumë hapësira për aktivizim dhe ka qëndruar gjatë në bankinë..