13 dhjetor 2010

Krasic mund Lacion,eshte Juvja anti-Milan

Kuqezinjtë fitojnë në Bolonjë. Toti humb penallti, por Romën e shpëton Huan. Sampi bie në Breshia

Milani fiton pa shumë probleme. Endrra lavdie për Napolin dhe Palermon. Kryesuesit e Serisë A kanë fituar 3-0 në fushën e Bolonjës. Të kaltrit kanë fituar në “Marasi” dhe siçilinaët kanë përmbysur rezultatin kundër Parmës. Mirë Roma, Udineze dhe Kaljari, ringrihet Breshia. Kështu, në javën e 16-të të Serisë A ka ardhur një konfirmim i rëndësishëm i Milanit që, në ndeshjen e luajtur në orën 12:30, ditën e djeshme, ka bërë një shëtitje në “Dall Ara” të Bolonjës.

Kuqeblutë janë mundur me rezultat, 3-0, dhe me lojë. Boatengut i janë dashur 9 minuta lojë për të shënuar, pas një pasimi perfekt të Ibrahimoviçit. Dyfishimi ka ardhur në minutën e 35-të me Robinjon, që ka mposhtur me sprint mbrojtësin që e mbulonte dhe goli i tretë është realizuar nga Ibra që, në pjesën e dytë, ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë një pasim të gjatë të Pirlos.

Në të 78-ën Abiati ka pritur një penallti të ekzekutuar nga Di Vaio. Kuqezinjtë janë në kuotën e 36 pikëve. Në “Olimpiko”, falë një goli të Huan në minutën e 30-të të pjesës së parë Roma ka mundur Barin 1-0 dhe ka kapur Palermon në kuotën e 26 pikëve. Verdhekuqtë nuk kanë shkëlqyer dhe kundërshtarët, pavarësisht mungesave, nuk janë dorëzuar deri në fund.

Në minutën e 20-të Rinaldi pengon Borrielon në zonën e rreptësisë: penallti, që Toti e shpërdoron, duke goditur shumë keq. Mbrojtësi brazilian ka shënuar golin e fitores 1-0, por ka qenë në pozicion jashtëloje. Në pjesën e dytë Menez ka qenë i papërmbajtshëm, Kaseti ka goditur shtyllën, Romero ka rrezikuar të befasonte vendasit në minutat e fundit, por rezultati nuk ka ndryshuar.

Kaljari ka shkatërruar Katanian në “Sant Elia” dhe e ka kaluar në renditje. Fitorja 3-0 flet qartë për superioritetin e shprehur nga skuadra e Donadonit. Të gjithë golat janë shënuar nga braziliani Nene në minutën e 11-të, pas një traverese të Matrit, në të 27-ën dhe të 72-ën. Ka qenë i suksesshëm debutimi i Beretës te stoli i Breshias më shumë për rezultatin se sa për lojën e treguar.

Vendasit kanë mundur 1-0 Sampdorian në javën e 16-të të Serisë A. Pak emocione dhe goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar nga Kordova në minutën e 13-të me goditje dënimi, ku portieri Kurçi nuk ka qenë pa faj. Rasti më i mirë për Sampin ka ardhur në minutën e 71-të me Pacinin, por Sereni ka bërë një pritje të shkëlqyer. Në fund, Leçe është kthyer te fitorja.

Lojtarët e De Kanios kanë fituar 3-2 kundër Kievos dhe kanë marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Ofere ka zhbllokuar rezultatin për vendasit në minutën e 16-të. Dyfishimi ka ardhur në fundin e pjesës së parë me Piatin. Kievo ka shkurtuar diferencën falë një goli të Boliasinos nga një goditje dënimi, por më pas sërish Piati ka çuar shifrat në 3-1. Në kohën shtesë ka ardhur goli i Madelit, 3-2