20 dhjetor 2010

Kasami, 12 minuta kundër Barit

Palermo, 20 dhjetor - Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami ka luajtur nga minuta e 78-të për Palermon që barazoi 1:1 me Barin, të dielën në kuadër të javës së 17-të të kampionatit italian. Kasami 18 vjeç, zëvendësoi Javier Pastoren. Kjo ishte paraqitja e shtatë e reprezentuesit të Shpresave të Zvicrës në Serie A. Palermo është e gjashta me 27 pikë.