20 dhjetor 2010

Hetemaj zverdhet në humbje

Romë, 20 dhjetor - Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj është ndëshkuar me karton të verdhë, derisa skuadra e tij, Brescia, u mposht me rezultatin 1:0 nga Catania. Takimi i javës së 17-të të kampionatit italian Serie A u zhvillua të dielën. Hetemaj luajti deri në minutën e 76-të. Me 15 pikë të mbledhura, Brescia zë pozitën e 17-të.