20 dhjetor 2010

Kapllani shënon për tri pikë

Berlin, 20 dhjetor - Sulmuesi Edmond Kapllani ka shënuar golin e vetëm për Paderbornin që fitoi 1:0 si mysafir kundër Munchen 1860, të dielën në javën e 17-të të Bundesligës 2. Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi në minutën e 22-të nga pika e bardhë. Kapllani këtë edicion ka realizuar pesë gola. Ai të dielën luajti deri në minutën e 82-të, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë. Për Paderbornin, 90 minuta luajti mesfushori kosovar Enis Alushi. Edicionin vjeshtor, Paderborni e përfundoi në pozitën e 12-të me 21 pikë të mbledhura.