20 dhjetor 2010

Juventusi nuk e shet Amaurin

Kryesia e Juventusit nuk është e kënaqur me formën dhe kontributin e sulmuesit Carvalho Amauri, por megjithatë, nuk e ka ndërmend ta shesë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Agjenti i sulmuesit brazilian me nënshtetësi italiane, Giampiero Pocetta, ka konfirmuar se Amauri do të mbetet në Torino, prandaj spekulimet për një kalim të mundshëm te Napoli, Fiorentina apo Lazio, do të mbeten vetëm fjalë të pabaza. “Nuk ekziston asnjë mundësi që Amauri të transferohet në ndonjë klub tjetër gjatë afatit kalimtar të dimrit. Po ashtu, mendoj se Juventusi as nuk e ka planifikuar shitjen e tij. Po ashtu, mua askush nuk më ka kontaktuar nga Napoli, Lazio apo Fiorentina”, ka thënë Pocetta.