Lech Poznan e ka eliminuar nga Europa League gjigantin italian Juventus, ndërsa nga ana tjetër Manchester City e siguroi kualifikimin falë një Mario Balotelli në formë të jashtëzakonshme.
Juventusi pati një mori rastesh ndaj skuadrës polake, por ishin vendasit ata që nën kushte të vështira klimatike ia dolën të triumfojnë të parët. Artjoms Rudvends kaloi në epërsi Lech Poznan vetëm pas 12 minutave lojë për 1-0. Juventusin e shpëtoi nga eliminimi i sigurtë Vincenzo Iaquinta që barazoi rezultatin (84’).
Mario Balotelli pothuajse mposhti i vetmuar Salzburgun me anë të golave të tij të shënuar në minutat 18’ dhe 65’, ndërsa rezultatin prej 3-0 të kësaj sfide e vuri Adam Johnson.
Një xhiro pa përfunduar faza grupore e Europa League, Manchester City është lider në Grupin A me 10 pikë. Lech Poznan gjendet pozitën e dytë me 8 pikë, ndërsa Juventusi ka pesë pikë në pozitën e tretë. Nëse Juventusi dëshiron kualifikimin, duhet ta mposhtë Manchester Cityn me tri gola diferencë dhe Lech Poznan të pësojë humbje nga Salzburgu.