Gigi del Neri duket i shqetësuar pas eliminimit të Juventusit nga Europa League nga Lech Poznan, duke fajësuar motin e keq.
Biankonerët nxorën vetëm një barazim 1-1 ndaj ekipit polak, rezultat që i eliminon ata një rund para mbylljes së fazës grupore.
“Ne bëmë gjithçka që është e mundshme sot, duke humbur pesë apo gjashtë shanse shënimesh. Ne merituam të fitojmë. Nuk ishte absolutisht një ndeshje ´e rregullt´ dhe ndeshja duhej të ishte ndaluar në kushte të tilla, pasi nuk mund ta shihnit as vijën e fushës”.
“Me një mot tjetër, ne mbase do të kishim fituar dhe madje edhe në këtë gjendje ne luftuam deri në fund”, ka thënë Del Neri. /