14 dhjetor 2010

Anjeli: Është rikthyer Juventusi i madh

Emocioni ka qenë aq i fortë, sa Andrea Anjeli ka zbritur në dhomat e zhveshjes në fund të ndeshjes, gjë që nuk e bën thuajse kurrë. “Keni luajtur si Juve dhe ju falënderoj”, u tha presidenti lojtarëve të tij, i emocionuar nga fitorja në sekondat e fundit ndaj Lacios 2-1. Kjo mund të provokojë një efekt të gjatë pozitiv për bardhezinjtë. “Më shumë se një herë, është një garanci për të ardhmen”, tha Delneri, i cili ka qenë i pari që besoi se Juve mund të luftojë për titull: që kur kjo bindje është maturuar, ai është bërë predikues, aq sa ka bindur edhe më skeptikët. Që të dielën, në fakt, edhe futbollistët ndihen kompetitivë në nivelet e larta pa pikë hezitimi edhe pse, sikurse vëzhgon realisti Kielini, “Milani po bën një kampionat më vete”. Por Juvja, Milanin e ka mundur: “Dhe në fakt kjo na bën të besojmë se mund të jemi në nivelin e tyre. Me siguri jemi të kënaqur në lidhje me atë që po bëjmë”.