14 dhjetor 2010

Juventus ndjek Lisandro Lopezin

Agjenti i sulmuesit të Lyon-it Lisandro Lopez ka pranuar se Juventusi është i interesuar në nënshkrimin e klientit të tij gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
Megjithatë, Fernando Hidalgo hodhi në ujë të ftohtë raportet se ekipi kishte paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin argjentinas.
“Unë mund të konfirmoj se ka interesim në Lopezin nga Juventus. Ajo është e vërtetë,” deklaroi ai. “Por unë mohoj se ka filluar ndonjë proces i negociatave.
“Ne jemi duke folur mbi një lojtar me cilësi, kështu që do të marrë kohë.”
Bianconeri po kërkojnë të forcojnë linjën e tyre dhe janë lidhur me Alberto Gilardino-n e Fiorentinës dhe Maxi Lopez e Catania-s.