14 dhjetor 2010

Juve konfirmon që Marchsio nuk ka pësuar lëndim

Lajme të mira për Juventusin pasi që analizat e fundit tregojn që Marchisio nuk ka pësuar ndonjë lëndim muskuloz.

Claudio Marchisio ka marrë dritën e gjelbërt nga mjekët e Juventusit pas analizave që janë bërë sot, dhe konfirmon që Marchisio nuk ka dëmtuar muskujt e këmbës dhe mund të luaj në takimin e ardhshëm.

Mesfushori italian duket që pësoi një lëndim të vogël në ndeshjen e kaluar kundër Lazios që u zhvillua të Dielen mbrëma që Juventus fitoi 2-1.

Njoftimi zyrtarë nga webfaqja e klubit thotë:

“Analizat tregojnë që Marchisio nuk ka pësuar ndonjë lëndim, ai mund të vazhdoj stërvitjet me bashkëlojtarët në ditët në vijim.”

Ky është shumë lajm i mirë, pasiqë Felipe Melo nuk mund të luaj në takimin e radhës që zhvillohet në fundjavë kundër Chievos pasi që është suspenduar më karton të verdhë.