03 dhjetor 2010

Juve në kërkim të Eboue

Juventusi ka filluar betejën me disa klube tjera për lojtarin e Arsenalit, Emmanuel Eboue.
Tuttomercatoweb.com raporton se në kërkim të këtij lojtari janë dy klube italiane Juventus dhe Roma.
Eboue ka kërkuar të largohet nga klubi londinez, pasi që dëshiron të luajë më shumë, dhe Juventus është e gatshme ta transferojë që në janar.
Pozita e tij është e gjithanshme, ai mund të luaj si mesfushor i krahut të djathtë por edhe si mbrojtës i krahut të djathtë, gjithashtu ka një pasaportë belge, që do të thotë se ai nuk do të ndikojë në transferimin e lojtarëve që janë jo europian.
Juventus për të arritur deri tek Eboue, duhet të ballafaqohet me dy klube tjera, atë të Romës dhe Barcelonës.
Katalunasit e shohin atë si një zëvendësim ideal për Dani Alves. /Juventus-Fans/