Del Piero: Eliminimi? Nuk fjeta gjithë natën
Pas barazimit 1-1 të së mërkurës në fushën e Leh Poznan, Juventusi është eliminuar përpara kohe nga Europa League. Me skuadër të përgjysmuar, në temperaturën 12 gradë nën zero dhe në një fushë të ngrirë, bardhezinjtë luftuan, por në fund dolën kokulur. Më i mërzituri ka qenë kapiteni Alesandro Del Piero, i cili shpërdoroi një rast ideal: “Devijimi me kokë përfundoi pak centimetra jashtë. Nuk kisha luajtur kurrë në kushte të tilla. Eliminimi pa humbje të dhemb, por duhet edhe të fitosh”.