15 dhjetor 2010

Juve e mban Sissokon

Torino 15 dhjetor - Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, ka bërë të ditur se mesfushori Momo Sissoko nuk është në shitje, shkruan të martën "Tuttosport". Sipas tij, Sissoko 25-vjeçar është i rëndësishëm për ekipin dhe për këtë arsye nuk do të largohet nga Torino. "Sissoko është i lumtur dhe nuk do të shitet, sepse e konsiderojmë si të rëndësishëm për ekipin. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar të largohet dhe për këtë arsye mbetet këtu", ka thënë Marotta. Sissoko ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2013, kurse kërkohet nga Aston Villa, Sevilla, Fiorentina e Lazio.