16 dhjetor 2010

Juve bën presion për Benzeman

Torino 16 dhjetor - Krerët e Juventusit janë të bindur se gjatë këtij miniafati kalimtar të dimrit do të marrin në Torino sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, përcjell "Tuttosport" të mërkurën. Skuadra torineze është duke insistuar që reprezentuesin e Francës ta marrë huazim në janar për të përforcuar repartin ofensiv. Benzema në Real Madrid aktualisht është sulmuesi i vetëm pas lëndimit të argjentinasit Gonzalo Higuain. Trajneri i Realit, Jose Mourinho, ende nuk ka dhënë shenjë për transferimin e francezit.