04 dhjetor 2010

Iaquinta: Tash mendojmë vetëm për kampionat

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, është bindur se ata mund ta fitojnë Scudetton këtë sezon, pasi tash kanë më shumë liri të përqendrohen në kampionatin italian pas eliminimit nga Europa League.

Juve ka barazuar në katër prej pesë takimeve të fundit në të gjitha garat, megjithatë vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë të Serie A, edhe pse ata mbeten gjashtë pikë prapa liderit, Milanit.

“Neve na vjen keq që u eliminuam nga Europa League. Ne mund të kishim kaluar më tej. Ne barazuam pesë herë - një fitore mund të kishte mjaftuar për të kaluar më tej”, ka thënë Iaquinta për Sky Italia.

“Unë e kam parë ndeshjen kundër Poznan përsëri. Ne krijuam shumë shanse. Është turp. Sidoqoftë, ju nuk mund të luani në atë fushë të akullt mbushur plot me borë. Ndeshja duhej të ishte anuluar”.

“Por tash duhet të mendojmë për ligën. Do të jetë vështirë kundër Catanias. Gjithmonë është vështirë atje. Por ne jemi të motivuar dhe ne do të shkojmë për të nxjerrë tre pikë. Ne nuk jemi inferior ndaj Milanit, Interit dhe Romës. Ne jemi përmirësuar shumë. Ne mund të punojmë më shumë pa qenë në Evropë në mesjavë dhe mund të përqendrohemi më mirë në ligë. Ne do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Iaquinta.