
“Sipas mendimit tim nuk duhej të kishim luajtur, fusha ishte e ngrirë, por arbitri ka vendosur të luhet. Ne kemi krijuar shumë raste, por nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë, ka qenë me të vërtet për të ardhur keq. Një gol arrijmë ta shënojmë gjithmonë, por duhet të përpiqemi të mos pësojmë asnjë, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Të paktën tani, pa Ligën e Europës, gjatë javës mund të punojmë më shumë. Jemi të përqendruar te kampionati, që është shumë i ekuilibruar dhe ne do të luftojmë deri në fund”. Sipas Iakuintës, Juventusi nuk ka asgjë më pak se skuadrat e tjera të mëdha:
“Nuk jemi inferiorë ndaj Interit, Milanit dhe Romës”, ka nënvizuar. “Skuadra jonë është një skuadër e re që ka ndryshuar shumë. Trajneri punon shumë në aspektin taktik, mbi të gjitha në fazën mbrojtëse dhe përmirësimet janë parë”. Në lidhje me merkaton: “Eshtë për të ardhur keq që Amauri është dëmtuar, tani klubi do të vendosë se çfarë duhet të bëjë, por mua konkurrenca nuk më shqetëson. Përkundrazi, më karikon më shumë. Kam pasur shumë dëmtime, shpresoj të jem mirë. Gjithsesi me Juven kam luajtur 100 ndeshje dhe kam shënuar 40 gola, një mesatare e mirë”, ka thënë Iakuinta.