20 dhjetor 2010

Bogdani, një pjesëlojë në fitore

Cesena, 20 dhjetor - Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Erion Bogdani, luajti vetëm pjesëlojën e parë për Cesenan, në fitoren 1:0 kundër Cagliarit. Takimi i luajtur të shtunën mbrëma i takonte javës së 17-të të kampionatit italian. Bogdani u ndëshkua me karton të verdhë në këtë takim. Cesena renditet e 18-ta me 15 pikë.