11 dhjetor 2010

Felipe Melo: "Kam folur gjithmonë për titull, siç e shihni nuk isha i çmendur"

Torino (Itali)- Një Juventus totalisht e transformuar në krahasim me atë skuadër gjithë probleme që ishte parë në sezonin 2009-2010 nën drejtimin e Ciro Ferrarës, dhe emblema e këtij transformimi, vetëm disa muaj më pas, është sigurisht rendimenti i Felipe Melos, që është edhe udhëheqësi i skuadrës së Del Nerit, pasi ka kaluar një vit me fishkëllima dhe fyerje reciproke me tifozët juventinë. Felipe është i pari që ka besuar tek objektivi i titullit kampion, që nga dita e parë e grumbullimit, edhe kur shikohej si një deklaratë e ekzagjeruar dhe vetë shoqëria bardhezi përpiqej të zvogëlonte disi objektivat sezonalë të bardhezinjve. "Provoni ta sfidoni Felipen në play station dhe ta mundni, është shprehur menaxheri i brazilianit për "Tuttosport". Nuk do të ngriheni nga divani përpara se ai të ketë marrë hak në një ndeshje tjetër". Për të mund të citohet Xhianpiero Boniperti: "Të fitosh nuk është e rëndësishme, është e vetmja gjë që ka rëndësi".

Disa merita të rëndësishme i ka sigurisht edhe trajneri Del Neri, që i ka besuar mesfushorit brazilian mesfushën dhe detyrën për të treguar grintë dhe të prishë çdo aksion të skuadrave kundërshtare. Roli i tij i vërtetë, ndërkohë, shumë vite dritë larg nga ai i regjisorit që i ka besuar Juventusi post Ranieri. Fondamental për lojtarin ka qenë të arrihej të rikuperohej marrëdhënia me tifozët bardhezi: "Është e rëndësishme të dëgjosh karikimin dhe mbështetjen e tyre. Kur na kanë duartrokitur pas humbjes me Palermon më është rrënqethur mishi dhe më janë mbushur sytë me lot, duke i thënë babait tim: kjo është një gjë e rëndësishme, kjo lëvizje mund të jetë pikënisja e ndryshimit, sepse me këtë mbështetje mund të shkojmë kudo". Tifozët e karikojnë dhe ai karikon tifozët: një lidhje e madhe që ndihmon të mbash përqendrimin të lartë. Një punë shumë e madhe në stërvitje dhe një lidhje e shkëlqyer me të gjithë grupin bardhezi, ndërkohë që në verë ishte folur për një shitje të mundshme të tij, pikërisht sepse shokët e skuadrës ishin lodhur nga sjellja e tij. Edhe babai i tij konfirmon këtë tendencë të ndryshme nga fjalët që kishin qarkulluar, duke u shprehur aspak i çuditur nga roli që djali i tij ka fituar në skuadrën bardhezi me punën e kryer: "Felipe është një djalë shumë i ndjeshëm. Mund të duket një njeri i ashpër, por ai ka nevojë për të dëgjuar mbështetje, nëse e ndjen nuk e ndal më asnjë njeri dhe niveli i tij i lojës është qartësisht shumë më i lartë sesa mesatarja: ka qenë kështu që fëmijë, nuk i ka pëlqyer asnjëherë të humbasë një ndeshje të çfardoshme".