05 dhjetor 2010

Felipe Melo: "Duhet të synojmë titullin kampion"

Felipe Melo është intervistuar nga mediat italiane. Braziliani i është përgjigjur në këtë intervistë edhe pyetjeve të tifozëve bardhezi. E pashmangshme pyetje që bëjnë të gjithë juventinët: kjo skuadër është në gjendje të luftojë për titullin kampion? "Po, mund të synojmë të fitojmë kampionatin. Interi dhe Milani janë një shkallë më lart, edhe sepse luajnë sëbashku prej shumë kohësh. Por ne jemi duke punuar shumë dhe shkallë-shkallë do të përmirësohemi. Këtë vit grupi është, ekzistojnë miqësi të mira brenda dhomave të zhveshjes, edhe për këtë arsye mund të fitojmë diçka. Jemi Juventusi, duhet të synojmë titullin kampion". Ndërkohë, të dielën do të zhvillohet ndeshja me Katanian: "Është një finale. Skuadra që duhet të fitojë kampionatin duhet të mendojë gjithmonë në këtë mënyrë. Do të jetë e vështirë, por jemi treguar se jemi të fortë, mund të fitojmë". Është një Felipe Melo i ndryshëm në krahasim me sezonin e shkuar: "Sezonin e shkuar kemi zhvilluar një kampionat të keq, të gjithë sëbashku. Por, flitej shumë për mua, sepse isha ai që kisha mbërritur i fundit. Tashmë, nuk marr më shumë kartona dhe nuk bëj zënka, por mënyra ime e lojës është gjithmonë e njëjta".