Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, thotë se ai është plotësisht i fokusuar në Serie A, pas eliminimit të turpshëm nga Europa League.
“Ne nuk ndihemi fajtorë për eliminimin nga Europa League, pasi që bëmë të pamundurën. Nëse jo diçka tjetër, starti i vështirë i sezonit është ai që na shpërqëndroi”.
“Në Catania është vështirë të fitosh, për shkak të cilësisë dhe tifozëve. Ata janë të shpejtë dhe stërviten mirë nga trajneri Marco Giampolo, sidomos për ndeshjet në shtëpi. Ne duhet të hyjmë në këtë ndeshje me synim për të fituar, pasi që është mënyra e vetme për të qëndruar pranë ekipeve më të mira”.
“Tani ne duhet të fokusohemi në Serie A, pasi që ky Juventus është në gjendje për të luftuar për titull. Ne duhet të jemi më të përqëndruar në goditjet e lira, pasi që së fundmi radhë pranuam gola nga loja e hapur”, deklaroi Del Neri.