22 dhjetor 2010

Del Piero: Goli i Kievos, si një “vrasje”

Fillojmë nga lajmet e mira: bëra një rezonancë magnetike, që konfirmoi verifikimin e vizitës së parë mjekësore pas një shqetësimi muskular: për fat të mirë është vetëm një problem i vogël. Disa ditë pushim për të qenë gati për trajnerin për ndeshjen e 6 janarit kundër Parmës në “Olimpiko”.

Jam i lumtur dhe i lehtësuar”. I qetëson të gjithë Alesandro Del Piero, i detyruar të mungonte në sfidën kundër Kievos të dielën. “Më erdhi shumë keq që s’isha në Veronë, - vazhdon kapiteni, - është ndeshja e parë që mungova për një dëmtim që prej një viti.

Vuajta në shtëpi dhe duhet të them se ai gol në fund ishte si një “vrasje”, sepse shpresonim fitoren për t’iu afruar më shumë Milanit. Duhet të kënaqemi me barazimin, ndaj një skuadre të vështirë”.