22 dhjetor 2010

Bufoni e pranon: Më tërheq Premier Liga

Historia e Xhixhi Bufonit sa vjen e bëhet më intriguese, pasi e ardhmja e tij do të përbëjë lajm në këto ditë pushimesh dhe prag merkatoje të dimrit. Lufta e ftohtë e muajve të fundit, Xhixhi kundër Xhixhit mes Del Nerit dhe Bufonit, duket se ka shkruar para kohe finalen e çështjes për portierin 33-vjeçar: me përjashtim të ndonjë surprize të minutës së fundit, viti i tij i 10-të bardhezi, do të jetë edhe i fundit.

Me shumë mundësi, divorci do të vijë në qershor. Bufon e di dhe ia hap rrugën kampionatit anglez: “Premier Liga më tërheq, - pranon Bufon, - aty luajnë shumë lojtarë të mëdhenj, edhe pse mendoj që Seria A mbetet kampionati më i vështirë. E ardhmja ime? Nuk është momenti të flas”, - përfundon Xhixhi.