13 dhjetor 2010

Del Neri: "Të gjithë të barabartë te Juventus, Bufon luan po e meritoi"

Torino (Itali)- Të mundim Lacion për të arritur Milanin përpara Krishtlindjeve. Plani i Juventusit për t'u kthyer në krye të klasifikimit me fillimin e Vitit të Ri është shumë ambicioz, por Del Neri beson. Trajneri bardhezi dëshiron të bëj një punë më të mirë se kolegu tij, Edi Reja, dhe nuk kërkon të falë asnjë njeri. As portierin e madh Xhianluixhi Bufon, që në janar pritet të rikthehet nga dëmtimi. "Reja kohë më parë më vlerësonte për punën time? Jemi shumë miq, më vjen shumë mirë që ka marrë rezultate të rëndësishme. Është një trajner shumë i mirë, ka krijuar një grup shumë solid, të fortë dhe me një identitet préciz që ndikohet nga një shpirt i lartë gare. Ngjajmë shumë, kjo është e vërtetë. Shpresoj që të zhvillohet një ndeshje e bukur, të dy skuadrat kanë treguar se e meritojnë atë që kanë arritur në këto vite. Lacio ka lojtarë të rëndësishëm, një strukturë skuadre shumë të kujdesshme. Pësojnë shumë pak gola dhe shfrytëzojnë shumë mirë të gjitha zëvendësimet. Është një skuadër gjithmonë e rrezikshme, për të sjellë në shtëpi këto tre pikë duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte. Dhe nuk duhet t'i japim asnjë mundësi kundërshtarëve".

Decizive dhe kryesimi

"Kjo ndeshje nuk është një pikë kyçe për sezonin tonë, është një pikë kyçe për këtë moment ku ndodhemi. Të fitonim do të ishte shumë e rëndësishme në nivel psikologjik, edhe se kampionati sapo ka filluar dhe ka ende shumë rrugë përpara. Juventusi dhe Lacio janë dy skuadra që meritojnë të qëndrojnë në katet e larta të klasifikimit, me gjithçka që kanë treguar. Dy skuadra që kanë arritur në majat e renditjes falë paraqitjeve shumë të mira që kanë zhvilluar. Markizio dëshiron të arrijë Milanin përpara ndërprerjes së dhjetorit? Është e drejtë kjo. Nuk mund të jetë ndryshe në këtë moment ku ndodhemi. Duhet të arrijmë rezultatin më të mirë për të arritur atë skuadër që është përpara dhe jam shumë i lumtur që edhe lojtarët janë në të njëjtën optikë me mua. Por nuk mendojmë shumë për kundërshtarët tanë, duhet të mbetemi të përqendruar tek skuadra jonë, të jemi të gatshëm për të shfrytëzuar një gabim të tyrin në çdo moment".

Asnjë falje

"Nuk ka asnjë lojtar asgjë të sigurtë. Asnjë në këtë grup. Këtu tek Juventusi nisen të gjithë të barabartë. Do të luajë kush meriton të luajë. Dhe ky diskutim vlen për të gjithë në skuadrën tonë: për Bufonin, Del Pieron, Motën, Sorensen dhe Amaurin. Është momenti i duhur për të përsëritur që nuk ka asnjë vend të sigurtë për asnjë lojtar. Si do të ndryshojnë hierarkitë e portierëve kur të kthehet Bufon? Nuk ka asnjë hierarki, dhe nuk do të ketë hierarki fikse. Bufon do të luajë nëse do të tregojë se është më i miri në botë. Por të lëmë jashtë Storarin, duke parë sesi ka luajtur deri në këtë moment të sezonit është shumë e vështirë".