15 dhjetor 2010

Del Neri: Ndeshja ndaj Cityt, jo pa rëndësi

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka thënë se ndeshja ndaj Manchester Cityt nuk është e pa rëndësishme, përkundër faktit se Juventusi tashmë është eliminuar nga Europa League.

“Për mua ndeshja ndaj Manchester Cityt nuk është e pa rëndësishme. Unë dua t’ishoh lojtarët e këtij ekipi të cilët nuk kanë pasur rastin. Unë dua të fitoj me një ekip të gjallë të Juventusit”.

“Dështimi në Europa League? Unë u kujtoj të gjithëve se Juventusi mund të mos ketë fituar, por as nuk ka pësuar ndonjë humbje. Le të jemi të kujdesshëm me fjalën dështim. Ne jemi eliminuar, por nuk jemi prekur nga kjo”, u shpreh Del Neri. /