15 dhjetor 2010

Buffon kthehet në janar

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk do të thyejë premtimet dhe do të rikthehet në fushat e blerta gjatë janarit.

Buffon është duke u riaftësuar pas operimit, ndërsa agjenti i tij ka konfirmuar se portieri italian do të kthehet gjatë janarit.

“Nuk shoh ndonjë problem te Buffon. Ai është mirë dhe i qetë. Ai do t’u kthehet stërvitjeve në janar dhe riaftësimi i tij po shkon mirë”, tha agjenti i Buffon, Silvano Marinta për Tuttomercato.