17 dhjetor 2010

Del Neri i pakënaqur me barazimin ndaj Cityt

Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, ka mbetur i zhgënjyer me barazimin 1-1 kundër Manchester Cityt në Europa League.

Del Neri thotë se Juventusi “meritoi diçka më shumë” se sa barazimin e gjashtë radhazi në Europa League, pavarësisht se rezultati 1-1 në Olimpico nuk ndikoi aspak në renditjen në grup, pasi Juve tashmë ishte eliminuar nga gara që në rundin paraprak.

“Dukshëm ka disa gjëra që pendohemi, por ne paguam çmimin në Europa League për shumë fytyrat e reja në ekip në fillim”, ka thënë Del Neri.

“I kam zgjedhur të rinjtë sonte dhe pash një shpirt të duhur. Ne nderuam këtë takim dhe merituam diçka më shumë. Në fund Manchester City shënoi atë gol të çuditshëm, por unë mund të them se ne u mbajtëm mirë kundër një ekipi të motivuar që erdhi këtu për të nxjerrë rezultat pozitiv. Ne largohemi nga kjo garë me zemër dhe dinjitet”, ka shtuar italiani.