13 dhjetor 2010

Del Neri i kënaqur me fitoren ndaj Lazios

Trajneri i Juventusit Luigi Del Neri e ka vlerësuar aftësinë e ekipit të tij, të cilët nuk heqën dorë nga fitorja deri në fund të ndeshjes kundër Lazios.
Bianconerët tani gjinden në vendin e dytë në tabelë, vetëm gjashtë pikë pas Milanit, dhe pikë të barabarta me Napoli dhe Lazion.
"Kjo ishte një fitore e merituar, pasi i gjithë ekipi besonin se mund të marrin një rezultat pozitiv," tha Del Neri pas ndeshjes për Sky Tv.
"Lojtarët patën shumë energji, dhe të gjithë e merituan këtë fitore."
"Ajo që unë pashë sonte nga lojtarët e mi ishte mbresëlënëse."
Del Neri kishte lavdata edhe për tre zëvendësuesit në këtë mbrëmje: Mohamed Sissoko, Del Piero dhe Simone Pepe.
"Sissoko, Pepe dhe Del Piero janë pjesë e kësaj fitore. Ata ishin shumë të mirë, dhe mund të japin një kontribut të madh për ekipin.
"Nuk ka rëndësi se kush qëndron në stol, të gjithë tregojnë performancë të mirë", përfundoi ai. /Juventus-Fans/