10 dhjetor 2010

Blank: "Rezultatet e Juventusit, cilësore", edhe Anjeli i kënaqur

Torino (Itali)- Juventusi ende nuk ka arritur suksese në fushën e lojës, por sipas administratorit të deleguar bardhezi Zhan Klod Blank bilanci është pozitiv. "Kush merr vendime kritikohet gjithmonë, por duhet të shikojmë rezultatet. Stadiumi që është duke lindur është një rezultat shumë cilësor edhe në nivel sportiv nëse shikojmë se ku jemi nisur katër vite më parë dhe ku kemi arritur ka qenë një rrugëtim i shpejtë. Edhe kjo është një cilësi më shumë", është shprehur ish-presidenti i Juventusit. Blank nuk ka dashur të komentojë sezonin në vazhdim të bardhezinjve. "Punojmë për rezultate të rëndësishme, është limituar të shprehet, ndeshje pas ndeshje". Edhe ndaj një pyetje për merkaton ka dashur të mos shprehet shumë hapur, duke u përgjigjur se, "punohet me 360 gradë çdo ditë". Përsa i përket rezultateve jo shumë të mira të skuadrave italiane në Europë, arsyeja sipas Blank është për t'u fokusuar edhe tek vëmendja shumë e pakët për të rinjtë në Itali. "I gjithë futbolli italian- është shprehur francezi, duhet të bëj një reflektim mbi rritjen e të rinjve, duhet të mbrohet futbolli italian për të çuar përpara skuadrat në Europë, por edhe skuadrën kombëtare që vitet e fundit ka pasur vështirësi".