10 dhjetor 2010

Anjeli: "Këtë vit dua të fitojmë"

"Duhet të kujtojmë gjithmonë që jemi Juventusi dhe duhet të provojmë të fitojmë diçka këtë vit". Një mesazh shumë i fortë urimi ky i drejtuar ndaj skuadrës dhe stafit teknik gjatë darkës së Krishtlindjeve nga Andrea Anjeli, presidenti bardhezi që, sipas fjalëve të tija, ka mbetur "i shokuar dhe i zhgënjyer" nga skualifikimi shumë i shpejtë në Europa Ligë, edhe se ka pranuar kushtet e vështira të ndeshjes së fundit decizive që është zhvilluar në Poznan kundër Lech vendas. Ftesa e Anjelit për lojtarët e tij është ai për të dhënë gjithçka, tashmë, për të ndjekur titullin kampion dhe për të mos nënvlerësuar Kupën e Italisë një gabim që dy sezone më parë i ka kushtuar shumë shtrenjtë trajnerit Klaudio Ranieri. Objektivi minimal, në çdo rast, kualifikimi për në Champions Ligë sezonin e ardhshëm: një tjetër vit jashtë Europës së madhe, pas investimeve të kryera, do të ishte një goditje e rëndë për drejtuesit e shoqërisë bardhezi. Ndërmjet fjalëve të shumta të shprehura nga presidenti bardhezi, Andrea Anjeli, ka dashur të falenderojë hapur edhe të rinjtë e akademisë bardhezi, që kanë treguar vlerat e tyre në një moment të vështirë për skuadrën kur kishte një numër të madh dëmtimesh: lojtarë të tillë si Kamileri, Sorensen, Xhiandonato, protagonistë, në ëndrrat e presidentit, të një Juventusi fitues në dekadën e ardhshme. Një cikël që, ndërkohë, duhet të fillojë menjëherë që këtë sezon.