16 dhjetor 2010

Balotelli nuk luan kundër Juves

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Europa League kundër Juventusit, shkruajnë mediumet angleze të martën.

Ndeshja do të luhet të enjten në Torino dhe i takon Grupit A. Balotelli nuk do të udhëtojë fare për në Itali, pasi trajneri Roberto Mancini nuk dëshiron që ai të fyhet në baza racore nga tifozët e Juventusit, siç ka ndodhur kur luante në Serie A. Pos Blotellit në Torino nuk do të udhëtojë as argjentinasi Carlos Tevez. Në sulm do të luajë togolezi Emmanuel Adebayor..