14 dhjetor 2010

Anjeli: Zbavitëse, por sa shumë vuajtëm

Roli i lojtarëve të stolit në fitoren ndaj Lacios, e bën Del Nerin të lavdërojë grupin: “Të gjithë futbollistët e dinë që janë pjesë e kësaj Juveje, - vëzhgon trajneri bardhezi. - Për fat të keq zbresin në fushë vetëm 11-të vetë, por të gjithë përshtaten shumë mirë. Skuadrat që kanë këto karakteristika, kanë diçka më shumë dhe shkojmë larg”. Se sa larg, do të shihet. Ndërkohë Juvja shijoi një nga fitoret më të bukura dhe më të vuajtuara njëkohësisht. Andrea Anjeli u djersit, sikur të kishte qenë në fushë dhe pas ndeshjes zbriti në dhomat e zhveshjes për të përshëndetur lojtarët për shpirtin dhe vendosmërinë e treguar. Pastaj, i lodhur dhe i lumtur, presidenti tha: “Të fitosh kështu është zbavitëse, por do të parapëlqeja të vuaja më pak”.