18 dhjetor 2010

Andrea Anjeli: “Calciopoli”, një farsë

Juve dhe Andrea Anjeli nuk dorëzohen, sepse “Calciopoli” nuk është arkivuar. “Të gjithë e dinë se çfarë mendoj, ishte një proces qesharak. Avokatët më thanë se nuk mundën t’i lexojnë të gjitha letrat”, theksoi presidenti. Drejtori i Përgjithshëm, Bepe Marota, shigjeton sërish Milanin: “Ata më të fortët? Kampionati është i gjatë, por nëse Milani është Ibra-dipendent, ne mbështetemi më shumë se organizimi i skuadrës”. Grupi ka plotësuar boshllëqet në mbrojtje dhe po demonstron se është mësuar me diktatin e Delnerit, por ajo që vlen mbi të gjitha është se ka gjetur shpirtin fitues, që mungonte prej disa vitesh”, shtoi Marota. Objektivat janë të qartë: “Ne duam të fitojmë. Por duhet durim. Me ardhjen e Andrea Anjelit klubi është rinovuar dhe kjo nuk ishte lehtë. Stema dhe historia na detyrojnë të fitojmë. Sigurisht që nuk ekziston një skuadër e fortë pa një klub të fortë, dhe presidenti ynë është shumë kompetent”. Një president që u pëlqen shumë tifozëve bardhezi, ndoshta edhe për betejën e tij ndaj “Calciopoli”. “Është një pjesë e identitetit tonë, që duhet të sqarohet sa më shpejt. Në këto vite kemi abuzuar me durimin e tifozëve tanë, tani duhet të presim vendimet e drejtësisë”, tha Anjeli i cili ka kërkuar gjithashtu rikthimin e titullit të 2006.