18 dhjetor 2010

Juve, ndaj Kievos me probleme në mesfushë

“Zonja e vjetër” e futbollit italian do të udhëtojë drejt Veronës të dielën me probleme të shumta në repartin e mesfushës.

Pa Felipe Melon, i skualifikuar, trajneri Luixhi Del Neri me shumë gjasa duhet të bëjë edhe pa Klaudio Markizion dhe Alberto Akuilanin.

I pari vuan nga një dëmtim në pulpën e djathtë dhe ka zhvilluar stërvitje në palestër, ndërsa i dyti ka braktisur para kohe minindeshjen stërvitore pas një problemi në kofshën e djathtë.

Gjithsesi, lajmi i mirë për Akuilanin është se kontrollet e hollësishme kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë tërheqjeje.