20 dhjetor 2010

Del Neri: Radhën e ka Chievo

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka këshilluar lojtarët e tij që të mbajnë ritmin në Serie A dhe të mos mposhten nga Chievo.

“Ekipi po luan mirë në të gjitha pozitat, ne kemi sulmin më të mirë në Itali për momentin, mbrojtja është duke u përmirësuar dhe po vuan më pak tani se sa në fillim të sezonit”.

“Shpresoj se do të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi, për t’i minimizuar gabimet. Nëse e mbyllim këtë vit me rezultat pozitiv, atëherë kjo do ishte shtytje për vitin e ardhshëm. Prandaj duhet ta mposhtim Chievon”, ka thënë Del Neri. /