29 gusht 2009

Toni: Amauri më i fortë, por do luftoj për vendin tim në kombëtare

Sulmuesi Italian Luca Toni frikësohet për vendin e tij në kombëtaren Azzure pasi që Amauri mori nënshtetësinë Italiane, dhe e ka kërcënuar Amaurin se do ta ketë vështirë të hyjë në kombëtare.

Toni, i cili jo rrallë u paraqit për Italinë, nuk dëshiron ta humb vendin e tij nga Amauri, dhe ai është gati të luftojë me të.

“ Mendoj se sulmuesi më i fortë do duhej të luante për ekipin kombëtar, dhe për momentin ai është Amauri,” tha Toni për Tuttosport.

“ Sidoqoftë, unë do të luaj me letrat e mia mirë. Duhet të shënoj shumë që ta bind Lippin. Nuk dua ta humb rastin të shkoj në kampionatin botëror Afrika Jugore 2010.

Lippi, në të kaluarën, kishte bërë të ditur se do ta konsideronte si opicon më të mirë Amaurin për planet e tij të së ardhmes