29 gusht 2009

Reali i Alonsos, fantazi dhe përgjegjësi

Mesfushori i Realit ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “Publico” dhe ka folur për rolin e tij në qendër të mesfushës.- Ju u bletë me qëllimin për të organizuar një skuadër të formuar nga Kristiano, Kaka, Benzema, Lass e Raul. Si do t’ia dilni mbanë?- Një lojtar i vetëm nuk mund t’ia dalë dot. I takon të gjithë skuadrës të organizohet dhe të ketë vetëdije kolektive. Ne ende jemi duke u adaptuar me idetë e trajnerit.- Cilat janë këto ide?- Mbajtja e topit, kontroll i ritmit të lojës dhe dinamizëm në sulm.- Si mund ta dalloni kur është koha për të luajtur shpejt e kur jo?- Varet nga ajo që ka nevojë skuadra në çdo moment të ndeshjes. Një ndeshje disa herë mund të të rrëshqasë nga duart dhe ti e ndien se duhet ta ngadalësosh për të qarkulluar topin më shumë në vend për të shkosh në zonën e kundërshtarit.- Sa kohë i duhet skuadrës që të qarkullojë topin rrjedhshëm?- Duhet kohë që lojtarët të adoptohen me njëri-tjetrin. Nuk ke se si ta dish se sa kohë do të duhet.- Kaka, Kristiano dhe Benzema luajnë më mirë në hapësira të hapura apo jo?- Po, ata mund të përfitojnë nga ritmi i tyre i shpejtë, por do të kemi shumë ndeshje ku kundërshtarët tanë do të mbyllen në mbrojtje, sidomos në “Bernabeu”. Duhet të gjejmë rrugën se si t’i thyejmë ato mbrojtje pa pasur nevojë për hapësira të tilla.- Çfarë kërkon Pelegrini kur përfshin Pepen në mesfushë?- Pepe është një lojtar i fortë, i mirë në marrjen e topave të kundërshtarit dhe i fortë në përballjet tek e tek. Nuk është keq si mefushor.- A jeni ju ai që do të jepni pasin e parë ofensiv për skuadrën, apo Las Diarra?- Secili prej nesh ka kualtietet e veta. Personalisht, unë kam dëshirë të kontribuoj, të jap zgjidhje dhe të lidh mbrojtjen me sulmin.- Si u bëtë lojtar kreativ dhe destruktiv në të njëjtën kohë?- Ndodhi dalëngadalë. Lojtari duhet të dominojë në sa më shumë aspekte të lojës. Premier Liga e ka përmirësuar shumë lojën time.- A u lë Pelegrini lojtarëve më shumë liri se Benitezi?- Pelegrini pëlqen që lojtarët ofensivë të lëvizin lirshëm, por me përgjegjësi.- Si ka qejf Kakaja ta marrë topin?- Mund t’ia pasosh topin si të kesh qejf, sepse ai ka shumë teknikë. Eshtë një lojtar i fuqishëm, që lëviz me hijeshi dhe lehtësi në fushë.- Po Ronaldo?- E njëjta gjë vlen edhe për të.- “Bernabeu” do të kërkojë që skuadra të arrijë nivelin e lojës së Barcelonës.- Tifozët do të krahasojnë skuadrat shumë herë dhe nuk preferoj të komentoj për këtë. Megjithatë, ne e dimë se “Bernabeu” kërkon lojë të bukur dhe ne do të përpiqemi të fitojmë me lojë të bukur.