28 gusht 2009

Ronaldinjo: Është momenti që të fitoj

Fantazisti i Milanit kërkon të rikthehet tek suksesi me kuqezinjtë pas një sezoni jo të mirë
Pasime, kalime të magjishme, një tentativë për të bërë gol me rrofeshiatë. Pas ndeshjes së bukur kundër Sienës, populli milanist pyet veten: Ronaldinjo është kthyer? “Në krahasim me vitin e kaluar jam një njeri i lumtur. Luaj 90 minuta, kam besimin e të gjithëve dhe ndihem mirë. Nëse ka argëtim, edhe rendimenti në fushë është më i mirë”. Kështu, Berluskoni ka patur të drejtë që ka besuar tek brazilaini. “Shpresoj që po. Jam shumë i lumtur, Ky trajner më jep besim, presidenti gjithashtu, gjithë skuadra beson tek unë.
Ky është momenti më i bukur që kur ndodhem tek Milani”, ka thënë Ronaldinjo. Ndoshta momenti më i vështirë ka qenë kur i është dashur të ngjitet në një tavolinë dhe t’i premtojë skuadrës se do të sillet si një profesionist. “Nuk është e vërtetë, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo është gënjeshtra e radhës për mua. Unë ndryshe nga të tjerët nuk flas asnjëherë për gjërat e Milanit. Ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes nuk duhet të zbulohet: në karrierën time nuk kam folur asnjëherë për gjërat e skuadrës. Por unë nuk zemërohem më. Kam vendosur të përgjigjem në fushë”.
Pas 24 orësh do të ketë një rast shumë të bukur: derbi, momenti më entuziazmues i sezonit të kaluar. “Ajo natë përfaqësoi për mua një moment vendimtar. Kam shënuar golin tim të parë me Milanin, në një derbi”. Përsa i përket mospërputhjes me Kakanë në fushën e lojës dhe për aktivizimin e tij të paktë. “Formacionin e bënte Ançeloti…”. Në fund, një koment për objektivat për këtë sezon. “Kam ardhur tek Milani për të fituar. Mendoj se ka ardhur momenti që një gjë e tillë të bëhet realitet”, ka thënë braziliani.