Është e vështirë, por jo e pamundur që një tratativë merkatoje mund të lindë para telekamerave. Në stadiumin e Monakosë, ku Interi fitoi në miqësoren ndaj vendasve, spikati futbollisti kolumbian me emrin Huan Pablo Pino, i cili menjëherë pas futjes në fushë nisi t’i “dehë” me driblimet e tij mbrojtësit e Interit.
Dhe kjo gjë s’ka sesi t’i ketë shpëtuar syrit të mprehtë të Hoze Mourinjos, i cili me ndihmën e bashkëkombasit të tij, Kordoba, iu afrua Pinos dhe buzagaz i thotë ndihmësit të tij: “E blejmë!”. Me siguri që është vetëm një batutë, por Mourinjo s’duhet nënvlerësuar asnjëherë: edhe me Drogbanë kështu nisi gjithçka.