I rikthyer menjëherë në Milano pas ndeshjes miqësore në Principatën e Montekarlos, Interi dje zhvilloi vetëm një stërvitje dhe pas dy ditësh pushim do të ribashkohet nesër, në ditën e nisjes për në Pekin, ku të shtunën më 8 gusht në orën (13:00 me tonën), do të zhvillojë Superkupën Italiane me Lacion.
Me grupin janë rikthyer Luçio, Samuel dhe Suazo. Do të shplodhen me stwrvitje të lehtë Burdiso (i vetmi që i zhvilloi 90-të minutat kundër Monakosë) dhe Obina. Megjithatë, një gjë është e sigurt, Mourinjo për ndeshjen e 8 gushtit në Kinë të gjithë mbrojtjen do ta ketë në dispozicion dhe do të ketë vetëm sikletin e zgjedhjes.