28 gusht 2009

Kercenohet Murinjo per Muntarin, portugezi sulmon shtypin

Ndodh edhe keshtu. Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, gjendet ne telashe te medha me kercenues te panjohur, qe e bejne kete gje ne emer te muslimanizmit, ne emer te ketij besimi, qe keto kohe po i nenshtrohet agjerimit te Ramazanit. Ka mjaftuar nje deklarate e portugezit, se lojtari i tij, Muntari, nuk eshte ne gjendje te mire sportive, ngaqe po agjeron, dicka jo profesionale per nje sportist, qe te mberrijne edhe kercenimet ne adrese te tij. I frikesuar, natyrisht, trajneri Mourinjo ka fajesuar shtypin italian per kete: “Ne rast se me ndodh ndonje gje, do te jete pergjegjesia juaj”. Keto kane qene fjalet e trajnerit portugez te Interit, Hoze Murinjo, drejtuar gazetave, pas shkrimeve te tyre, sipas te cilave trajneri ka marre kercenime nga ekstremiste islamike pas zevendesimit te Sulejman Muntarit ne ndeshjen kunder Barit. “Situata e Muntarit eshte pergjegjesia juaj, jo e imja. Une e di cfare kam thene, per kete jane edhe regjistrimet, por juve u pelqen te nderroni fjalet. Une kam thene se vendimi i Muntarit per te agjeruar nuk eshte per t’u kritikuar, sepse eshte nje ceshtje besimi dhe feje, cka do te thote qe une e pranoj vendimin e tij”, - deklaroi Mourinho ne nje konference per shtyp, disa ore para derbit me Milanin. Lajmi i kercenimeve te ekstremisteve islamike ndaj “Special One” eshte publikuar diten e sotme ne shtypin anglez, ku shkruhej se kercenimet jane ndermarre pas zevendesimit te Muntarit ne ndeshjen e pare te Serise A, kunder Barit, pas nje paraqitjeje te dobet te lojtarit ganez si pasoje e agjerimit qe ai po mban me rastin e Muajit te Ramazanit.