01 gusht 2009

Ferreira: Jam në planet e Ancelottit

Paulo Ferreira, i cili vjen pas një sezoni me pak ndeshje të zhvilluara për shkak të lëndimit në gju, po shërohet nga problemet fizike dhe për muajin shtator pritet të jetë i gatshëm. Mbrojtësi i djathtë thotë se ka biseduar me menaxherin Carlo Ancelotti, i cili i ka siguruar se llogaritë në 30 vjeçarin në projektin e tij. Megjithatë, përfaqësuesi portugez, Ferreira, duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Bosingwas, i cili sezonin e kaluar ishte titullar i padiskutueshëm.