01 gusht 2009

Drejtori sportiv bardhezi “i fut shkelmin” Poulsenit

Alesio Seko është shumë i lumtur nga blerja e mbrojtësit uruguajan, Martin Kaserës, ndërkohë që del hapur me deklaratat e tij kundër Kristian Poulsenit. “Ai është një lojtar që nuk na shërben absolutisht dhe sa për mua, karriera e tij me fanellën e Juventusit tashmë ka përfunduar. Sigurisht që ai ka një kontratë me ne, por nuk bën pjesë në planet tona dhe duke parë që verën e ardhshme është edhe kampionati botëror, Poulsen bën mirë të gjejë një sistemim tjetër”, shprehet drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Alesio Seko.