01 gusht 2009
Cana: Sunderland, klub ambicioz
Pasi është prezantuar zyrtarisht te klubi i ri, Lorik Cana i ka treguar arsyet pse e zgjodhi Sunderlandin, përkundër faktit se për shërbimet e tij pati interesim nga Hamburg, Liverpool e Arsenal. “Kur pata thënë se do të largohesha, pata thënë se do ta zgjidhja destinacionin më të mirë të mundshëm. Sunderland nuk është njëri nga katër klubet më të mira në Angli, por është klub me histori të gjatë, ambicioz dhe i qëndrueshëm”, theksoi përfaqësuesi shqiptar për të përditshmen franceze Provence. Në deklaratën e tij si futbollist i ri i Sunderland, Cana të enjten kishte deklaruar se është lider i lindur dhe se dëshiron ta udhëheqë klubin anglez, njëjtë siç bëri me Marseillen në Francë. Sido që të jetë, ai ka thënë se klubi dhe populli marsejez do t’i mbesin gjithmonë në zemër.