21 dhjetor 2010

Pazzini në Madrid, Benzema në Torino?

Nga Gjermania thuhet se skuadra e Real Madridit dëshiron që në janar ta sjellë në rradhët e veta sulmuesin Giampaolo Pazzini.
Ky sulmues është duke u kërkuar edhe nga skuadra e Juventusit. Mourinho e dëshiron me çdo kusht në skuadër dhe atë që në janar, pasi siq thuhet, Jose Mourinho është definitivisht i lodhur nga shfaqjet e francezit Karim Benzema, i cili u zëvendësua në minutën e 61' në ndeshjen kundër Sevillas.
Sipas mediave Pazzini mund të kalojë tek mbretërit, dhe Benzema të transferohet në Torino në afatin kalimtar të janarit.