Shoqata Italiane e Lojtarëve (AIC), ka konfirmuar se do të mbahet një grevë e përgjithshme më 11 dhe 12 dhjetor.
Ky lajm u konfirmua nga zëvëndëspresidenti i AIC, Leonardo Grosso, i cili bëri të ditur se nuk është arritur marrëveshja për kërkesat e shoqatës së lojtarëve.
“Ne e kemi ripërsëritur qëndrimin tonë dhe dëshirën për të biseduar për gjashtë nga tetë pikat. Nga ana jonë ne kemi pasur mundësi, ne kemi ofruar një marrëveshje, por ajo nuk u arrit. Tashmë është deklaruar greva për 11 dhe 12 dhjetor”, theksoi Grosso.
Kjo grevë e futbollistëve italianë vjen pas kërkesave të tyre për rregulla të reja për lojtarët të cilët janë jashtë formacioneve startuese dhe keqtrajtohen nga klubi, siç ishte rasti i Goran Pandev vitin e kaluar te Lazio dhe tani i Antonio Cassanos te Sampdoria.
Ndeshjet të cilat nuk do të mund të luhen në afatin e paraparë për shkak të kësaj greve janë Juventus – Lazio, Roma – Bari dhe Bologna – Milan, ashtu si gjashtë ndeshje tjera të rëndësishme. /