18 dhjetor 2010

Konferenca e plotë për shtyp e Del Nerit

Trajneri i Juventusit, Gigi Del Neri, u takua me gazetarët në Vinovo në qendrën për media i cili foli për sfidën e nesërme në Verona kundër Chievos.

Ja konferenca e plotë për shtyp:

Përshëndetje z.Del Neri. Nesër Juventus pretendon të merr fitoren e tretë me rradhë për herë të parë këtë sezon. Do të jetë një shenjë e rëndësishme?
"Chievo do të ketë respektin e duhur. Chievo është një ekip shumë i veçantë dhe kanë cilësi. Ne presim një ndeshje shumë agresive nga ana e kundërshtarit. Ne shkojmë atje për të fituar."

Aquilani dhe Marchisio vuajnë nga lëndimet? Cili do të jetë i gatshëm?
"Testimet do ti bëjmë tani, pas konferencës për shtyp. Marchisio vështirë se mund të luaj, kurse Aquilani është i gatshëm. Mungon Melo për shkak të suspendimit por mendoj se në mesfushë do të jenë Marchisio Aquilani dhe Sissoko për nesër."

Qka në qoftë se Aquilani nuk luan?
"Do ta vras veten (qesh)."

Cila është alternativa tjetër nëse mungon Marchisio?
"Giandonato !"

Viti 2010 ishte viti më i mirë në jetën tuaj sa i përket futbollit?
"Jo, unë mendoj se ishte vit i rëndësishëm sepse kam arritur qëllime të rëndësishme, të cilat ishin për të shkuar në Ligën e Kampionëve me Sampdorian dhe shpresoj për të përfunduar këtë vit edhe kundër Chievos në mënyrë pozitive."

Në cilin departament duhet të përmirësohet skuadra?
"Mendoj se përmirësimi duhet të jetë i vazhdueshëm në të gjitha departamentet, sepse ekipi tani për tani, (të trokas në tavolinë) është bërë shumë i mirë në të gjitha departamentet."

Cassano te Milan: destinacion i drejtë për të apo ...?
"Cassano te Milan...? Nuk kam dëgjuar për këtë, por në qoftë se ai shkon në Milan, Milani blenë një lojtar të madh teknikisht. Ai sigurisht do të zëvendësoj Paton dhe Inzaghin.
Unë i uroj atij fat të mirë për të ardhmen."


Sa ka pasur lëndime në pesë muajt e fundit në skuadër?
"Unë nuk e di se kemi pasur ndonjë lëndim të madh të ndonjë lojtari, dhe kjo e mbështet punën e mirë të bërë nga stafi im. Lëndimet janë vlerësuar në mënyra të ndryshme: Problemet me muskuj apo dhimbje barku. Nuk kemi pasur shumë lojtarë të lënduar, në këtë kuptim mua më duket se ne kemi punuar shumë mirë... Dhe duhet të them se në këtë kohë gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur dhe jemi të kënaqur."

Kujt do t`ia jepnit qmimin Oskar në skuadër?
"Oskarin unë do ti jepja presidentit, është ai që ka rritur besueshmërinë e Juventusit. Pastaj të dytin Beppe Marottas, i cili ka bërë një punë me të vërtetë të mirë. Kam vënë veten si një pjesë e këtij projekti, me lojtarët e mi."

z.Del Neri, jeni i shqetësuar për gjendjen e fushës në Verona?
"Fusha në Verona është një fushë e veçantë. Ndoshta problem mund të jenë temperaturat e ulëta. Sigurisht ata janë duke u përpjekur për ta vënë gjithqka nën kontroll."

Qfar prisni nga ndeshja e sotme mes Milanit dhe Romës?
"Do të jetë një ndeshje interesante. Çdo gjë mund të ndodhë në fushë, megjithatë, është një udhëkryq i rëndësishëm. Ne jemi të fokusuar në ndeshjen e nesërme kundër Chievos. Pra, ne shpresojmë që të përfundojmë mirë për të rifilluar me intensitet më të madh vitin tjetër."