10 dhjetor 2010

Juventusi, gati “mësymja” për Pinilën

Ecejaket e gjata të Juventusit në kërkim të një sulmuesi për në janar, mund të ndalojnë në Palermo. Duke iu referuar burimeve të fundit që vijnë nga Torino, Juvja paska vënë në shënjestër kilianin e siçilianëve Mauricio Pinila. Sulmuesi amerikanolatin, i nisur si zgjedhje e katërt në skuadrën e Rosit, ka bërë për vete tifozët me gola të shumtë (5 deri tani), por në javët e fundit i ka lënë hapësirë Mikolit. Kësisoj Zamparini mund të vlerësojë edhe shitjen e tij. 26-vjeçari nga Santiago është një benjamin i vjetër i Marotës dhe Paratiçit, duke e ndjekur që në vitet e shkuara.

Si karakteristika teknike është i përshtatshëm për lojën e Del Nerit: i gjatë 1.87, ka një goditje të mirë me kokë, cilësi të shkëlqyera teknike dhe një shpejtësi të mirë. Pra, një sulmues i plotë, të cilit i mungon pak përvoja, por që duket i gatshëm për një “big”. Logjike pra të mendohet që Juvja mund të jetë një rast që s’duhet humbur. “Topi” i kalon tani Zamparinit, i cili ka investuar te Pinila 5 milionë euro dhe që për shitjen e tij, nuk do të pranojë më pak se 10-të. Një shifër e lartë, nga e cila Juvja do të përpiqet të reduktojë disa milionë, duke përfshirë në bisedime ndonjë këmbim teknik.