03 dhjetor 2010

Del Piero i zhgënjyer me eliminimin

Alessandro Del Piero është tejet i zhgënjyer me eliminimin e hershëm nga Europa League, pas barazimit ndaj Lech Poznan.

“Unë kurrë nuk kam luajtur në kushte të tilla, ishte përvojë vërtet e çuditshme. Në pjesën e dytë ne nuk kemi mundur të shohim vijat kufizuese në fushë, ndeshja nuk është dashur të luhej”.

“Madje topi vështirë është parë, edhe pse ka ngjyrë tjetër. Është turp dhe ne jemi shumë të zhgënjyer me eliminimin. Ne kemi kërkuar kualifikimin, por nuk e bëmë. Është vështirë të eliminohesh pa humbur asnjë ndeshje të vetme”, u shpreh Del Piero.